UBT News

Blinken: Nga ndihma humanitare do të përfitojë populli afgan, jo talibanët!

US Secretary of State Antony Blinken speaks during a joint press conference following meetings with the Icelandic Foreign Minister Gudlaugur Thor Thordarson, at the Harpa Concert Hall in Reykjavik, Iceland, Tuesday, May 18, 2021. Blinken is touting the Biden administration's abrupt shift in its predecessor's climate policies as he visits Iceland for talks with senior officials from the world's Arctic nations. (Saul Loeb/Pool Photo via AP)

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 144 milionë dollarë ndihmë për popullin e Afganistanit që po përballet me një krizë të rëndë humanitare nën udhëheqjen e talebanëve, njoftoi Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken.

“Ndihma do t’u ofrohet drejtpërdrejt organizatave humanitare të pavarura ndërkombëtare dhe joqeveritare , duke përfshirë UNHCR, UNICEF, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe OBSH, pas verifikimit dhe monitorimit të gjerë”, tha Blinken.

Ai shtoi se me këtë, ndihma totale humanitare amerikane në Afganistan dhe për refugjatët afganë në rajon rritet në afro 474 milionë dollarë në vitin 2021, shuma më e madhe e ndihmës nga çdo komb.

“Për të qenë të qartë, nga kjo ndihmë humanitare do të përfitojnë populli i Afganistanit dhe jo talebanët, të cilët ne do të vazhdojmë t’i mbajmë përgjegjës për angazhimet që kanë marrë”, pohoi ai./UBTNews/

Exit mobile version