Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, ka arritur në Jordani, teksa e fillon turneun në Lindje të Mesme.
Top diplomati amerikan do të takohet me mbretin e Jordanisë, Abdullah, si dhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas në Aman.
Blinken ka qenë më parë në Izrael, ku premtoi mbështetjen e palëkundur të vendit të tij, duke thënë se Izraeli “kurrë, kurrë” nuk do të jetë vetëm – ai i tha gjithashtu kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu se “duhet të veprojë sipas rregullave të luftës” në përgjigjen e tij ndaj sulmeve të Hamasit./UBTNews/