Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zbarkoi në Tel Aviv të hënën para bisedimeve për uljen e dhunës që është ndezur në konfliktin izraelito-palestinez.
Kryediplomati i Uashingtonit mbërriti në Izrael në fazën e dytë të turneut të tij në Lindjen e Mesme, pas takimit me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe ministrin e jashtëm të vendit në Kajro.
Në një konferencë shtypi në Kajro të hënën, Blinken u kërkoi “të gjitha palëve që të qetësojnë gjërat dhe të zvogëlojnë tensionet” duke theksuar gjithashtu “nevojën për një zgjidhje mes dy shteteve”./UBTNews/