Pushtimi i Ukrainës nga Moska dhe mbështetja që vërshon në Kiev nga vendet anembanë botës, dërgon një mesazh të fuqishëm për agresorët kudo, tha të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një takimi në margjinat e samitit të G20-ës.
“Një arsye pse shumë vende përtej Evropës janë kaq të fokusuara në këtë dhe po punojnë për të mbështetur Ukrainën dhe për t’u përballur me sfidën është sepse ato e dinë se kjo mund të ketë efekt këtu”, tha Blinken në New Delhi.
“Nëse ne ia lejojmë Rusisë, ta bëjë këtë që po bën në Ukrainë, pa u ndëshkuar, atëherë ky është një mesazh për agresorët e mundshëm kudo që edhe ata mund ta bëjnë këtë”, deklaroi ai mes tjerash.
Blinken shtoi se sfidat me të cilat përballen njerëzit në mbarë botën nuk mund të trajtohen nga “çdo vend që vepron i vetëm”./UBTNews/