UBT News

Blinken: Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot ka deklaruar se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizim të marrëdhënieve.

Ai ka potencuar se është i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet.

“Përshëndeta angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, është bërë e ditur në urimin e Blinken-it për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

Gjithashtu Blinken i ka bërë thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar brutale të Rusisë. 

Exit mobile version