UBT News

Blinken i uron Bosnje-Hercegovinës Ditën e Shtetësisë: SHBA i përkushtohet stabilitetit dhe prosperitetit të BiH

epa09355586 US State Secretary Antony Blinken listens during a cabinet meeting at the White House in Washington, DC, USA, 20 July 2021. Biden administration officials say they were starting to see signs of relief for the global semiconductor supply shortage, including commitments from manufacturers to make more automotive-grade chips for car companies. EPA/Al Drago / POOL

Jemi të përkushtuar për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të Bosnje-Hercegovinës, ka thënë Sekretari Amerikan i Shtetit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken uroi qytetarët e Bosnje-Hercegovinës për Ditën e Shtetësisë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se SHBA i përkushtohet stabilitetit dhe prosperitetit të BiH.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e tyre të thellë dhe të gjerë me Bosnjën dhe Hercegovinën. Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Përkushtimi ynë për stabilitetin dhe prosperitetin e Bosnjë-Hercegovinës mbetet i fortë dhe ne do të vazhdojmë të avokojmë për integrimin euroatlantik të vendit tuaj”, thuhet në artikullin e publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Ndërsa ju shënoni këtë ditë të rëndësishme, u bëj thirrje të gjithë liderëve në Bosnje dhe Hercegovinë që të punojnë për unitet dhe një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë përkrah popullit të Bosnjë dhe Hercegovinës në ndjekjen tonë të përbashkët për paqen, prosperitetin dhe sigurinë. Qoftë kjo ditë shteti burim frymëzimi dhe konfirmimi i qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit tuaj”, thuhet në mesazhin e urimit.

Gjithashtu dhe ambasadori amerikan në BeH, Michael Murphy, ka uruar sot Bosnjën dhe Hercegovinën për Ditën e Shtetësisë, me mesazhin se përkushtimi i vendit të tij për sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të BeH mbetet i palëkundur, transmeton Fena.

Në një video të publikuar në platformën X, Murphy nga Jajce kujtoi sesionin e dytë të AVNOJ-it në vitin 1943, në të cilin Bosnja dhe Hercegovina u njoh si një republikë më vete brenda Jugosllavisë, e cila rivendosi shtetësinë e saj.

Ai tha se sot vizioni i një BiH sovrane dhe multietnike është nën sulm nga politikanët që po përpiqen të shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit dhe të minojnë shtetin dhe institucionet e tij, duke vënë fuqinë dhe pasurimin e tyre përpara mirëqenies së qytetarëve të BeH.

Partneriteti ynë nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe ne do të qëndrojmë me ju dhe në anën tuaj ndërsa ju u bëni presion liderëve tuaj politikë që të bëjnë gjithçka që duhet për t’u siguruar që ju, fëmijët dhe nipërit tuaj të keni një vend të merituar në familjen euroatlantike të kombeve. ”, tha Murphy.

Exit mobile version