UBT News

Blinken i quan lëvizjet e Putinit në Ukrainë “një tjetër shenjë e dëshpërimi”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i përshkroi sulmet e fundit ruse në Ukrainë si një tjetër shenjë e “dëshpërimit” të presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë televizive këtë javë.

Blinken tha gjithashtu se lëvizjet e fundit të Putinit ishin “shumë afër” kur Stephanopoulos pyeti nëse Putin po përgatitej për “luftë gjithëpërfshirëse”. Kur u pyet nëse presidenti rus po vepronte në mënyrë racionale, ai tha se “objektivat e Putinit nuk janë racionalë”.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me Presidentin Putin drejtpërdrejt dhe privatisht për pasojat e rënda që do të pasonin çdo përdorim të armëve bërthamore”, tha Blinken kur u pyet për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore kundër Ukrainës.

“Ne nuk kemi parë arsye në këtë pikë për të ndryshuar qëndrimin tonë bërthamor”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version