UBT News

Blinken i bën thirrje Rusisë të ndalë ‘shantazhin’ me grurë

U.S. Secretary of State Antony Blinken speaks to delegates as he chairs the U.N. Security Council meeting on famine and conflict-induced global food insecurity in New York, U.S., August 3, 2023. REUTERS/Eduardo Munoz

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri thirrje të enjten të gjitha vendeve që të kërkojnë nga Rusia që të mos e përdorë gurin si “shantazh” dhe të ndalojë trajtimin e njerëzve të uritur dhe të pambrojtur në botë si levë në “luftën e saj të pandërgjegjshme”.

Diplomati më i lartë i Amerikës sulmoi Rusinë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për injorimin e apeleve të botës dhe tërheqjen nga marrëveshja njëvjeçare që ia mundësojë Ukrainës të transportojë më shumë se 32 tonë drithë nga portet e Detit të Zi në vendet në nevojë.

“Dhe cila ka qenë përgjigja e Rusisë ndaj shqetësimit dhe zemërimit të botës? Bombardimi i hambarëve të Ukrainës, minimi i hyrjeve të portit, kërcënimi për të sulmuar çdo anije në Detin e Zi”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version