UBT News

Blinken do të vizitojë Gjermaninë, Turqinë dhe Greqinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Gjermani, Turqi dhe Greqi nga data 16-22 shkurt para përvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe ndërsa Turqia po vazhdon operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të fuqishëm.

Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih që fillon këtë të premte. Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe diplomati i lartë kinez, Wang Yi do të jenë mes pjesëmarrësve në mbledhjen vjetore treditore.

Në Mynih, Blinken do të marrë pjesë në disa takime për të diskutuar rreth mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën dhe ndihmën për Turqinë dhe popullin sirian pas tërmeteve të fuqishme, njoftoi Departamenti i Shtetit. Në Athinë ai do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë./UBTNews/

Exit mobile version