UBT News

Blinken do të udhëtojë në Pekin këtë fundjavë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Pekin këtë fundjavë, njoftoi Departamenti i Shtetit të mërkurën.

Diplomati i lartë amerikan kishte paraparë udhëtimin në kryeqytetin kinez në fillim të shkurtit, por u shtye për shkak të incidentit me balonë vëzhgimi.

“Gjatë qëndrimit në Pekin, Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë të PRC-së ku do të diskutojë lidhur me rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet ShBA-PRC”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Ai gjithashtu do të ngre çështje dypalëshe me interes, çështje globale dhe rajonale dhe bashkëpunim të mundshëm në sfidat e përbashkëta transnacionale”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version