Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se vendi i tij “po dërgon ndihma humanitare në Gaza për t’u siguruar që njerëzit e saj të kenë atë që u nevojitet për të kaluar”.
“Gjatë dy ditëve të ardhshme, ne do të përqendrohemi të bëjmë atë që mundemi për të zgjatur pauzën në mënyrë që të vazhdojmë të marrim më shumë pengje dhe më shumë ndihmë humanitare”, tha ai./UBTNews/