Bota është më e sigurt pas vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah nga Izraeli, tha të hënën diplomati i lartë amerikan, Antony Blinken, duke e përshkruar udhëheqësin e grupit libanez të mbështetur nga Irani si një “terrorist brutal”.
“Rajoni, bota janë më të sigurta pa të”, tha Blinken edhe pse ai këmbëngul se “diplomacia mbetet rruga më e mirë dhe e vetme për arritjen e një stabiliteti më të madh në Lindjen e Mesme” dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë “urgjentisht” për të siguruar armëpushimin midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza./UBTNews/