UBT News

Blinken arrin në Egjipt për të mbështetur përpjekjet e armëpushimit në Gaza

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka mbërritur në Egjipt ku po vazhdon misionin diplomatik që synonte krijimin e një armëpushimi që i dha fund luftës 11-ditore midis Izraelit dhe grupit militant Hamas të Gazës.

Blinken zbarkoi në Kajro një ditë pasi zhvilloi bisedime intensive me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë. Në Egjipt, ai u takua me presidentin Abdel Fattah el-Sissi dhe zyrtarë të tjerë. Më vonë ai do të udhëtojë për në Jordan për t’u takuar me mbretin Abdullah II.

Blinken është zotuar “të arrijë mbështetjen ndërkombëtare” për të rindërtuar Gazën e goditur rëndë ndërsa premton të sigurohet që asnjë prej ndihmave të mos arrijë në Hamas. Ai po përpiqet të forcojë rivalin e Hamasit, autoritetin palestinez që njihet ndërkombëtarisht.

Blinken përshkroi Egjiptin dhe Jordaninë si faktorë qendrorë në përpjekjen që sollën qetësinë në rajon. Të dy vendet janë aleatët kryesorë të ShBA-së që kanë marrëveshje paqësore me Izraelin dhe shpesh shërbejnë si ndërmjetës midis Izraelit dhe Palestinës.

“Egjipti luajti një rol kritik në ndihmën për të ndërmjetësuar armëpushimin dhe Jordania ka qenë prej kohësh një zë për paqen dhe stabilitetin në rajon”, u tha ai gazetarëve të martën vonë.

Egjipti mban lidhje me Hamasin, por gjithashtu zbaton një bllokadë të ngushtë në Gaza, së bashku me Izraelin, me një qëllim të përbashkët për të parandaluar armatimin e grupit Islamik.

Gjatë bisedimeve me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë të martën, Antony Blinken bëri të qartë se ShBA nuk ka plane të menjëhershme për të ndjekur bisedimet e paqes midis palëve, megjithëse ai shprehu shpresën për krijimin e një “mjedisi më të mirë” që mund të çojë në negociata.

Kjo mund të fillojë me përpjekjet për rindërtimin e Gazës. Lufta 11-ditore vrau më shumë se 250 palestinezë dhe shkaktoi shkatërrim të rëndë në territorin e varfër bregdetar. Vlerësimet e kanë dhënë vlerësuar shumën e dëmit në qindra miliona dollarë.

Ahmed Aboul Gheit, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, tha se angazhimi i ShBA është vendimtar për rajonin. Para luftës në Gaza, administrata e Biden-it kishte mbajtur distancë, duke preferuar të përqendrohej në përparësitë më të larta të politikës së jashtme si Kina dhe Irani.

“Të dy palët e konfliktit nuk janë në gjendje, të ulen në një tryezë negociatash dhe hendeku midis tyre është zgjeruar më shumë se kurrë”, shkroi Aboul Gheit, një ish-ministër i jashtëm egjiptian, në të përditshmen “Asharq Al- Awsat”. “Në mungesë të një roli efektiv të SHBA-së, nuk presim asgjë përveç cikleve të tjera të dhunës dhe gjakderdhjes së njerëzve të pafajshëm”, ka shtuar ai.

Një nga qëllimet e ShBA-së është të sigurojë që çdo ndihmë të mbahet larg nga duart e Hamasit, i cili kundërshton të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Në Gaza, udhëheqësi i Hamasit, Yehiyeh Sinwar u tha gazetarëve se grupi mirëpriti ndihmën ndërkombëtare për rindërtim, për sa kohë që nuk vinte nga Izraeli dhe nuk kishte kundërshtime ndaj mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Unë theksoj që ne nuk do të marrim asnjë qindarkë të caktuar për rindërtimin ose çështjet humanitare”, tha ai. Megjithatë ai kritikoi Blinken për përpjekjet e tij për të forcuar autoritetin palestinez në kurriz të Hamasit. “Ata po përpiqen të shtojnë më shumë karburant në zjarrin e ndarjes palestineze”, përfundoi Sinwar./UBTNews

Exit mobile version