Shtëpia e ankandeve në Maryland që u përball me kritika të ashpra javën e kaluar për nxjerrjen në ankand të kujtimeve naziste, ka thënë se një blerës hebre mori në shtëpi një orë që dyshohet se i përkiste Adolf Hitlerit.
Ora u shit për 1.1 milionë dollarë në ditën e parë të ankandit dhe blerësi i saj ishte një hebre nga Evropa, tha për Washington Post presidenti i Alexander Historical Auctions, Bill Panagopulos. Ai nuk pranoi të përmendte emrin e blerësit.
Panagopulos i tha gjithashtu gazetës se ai dhe familja e tij kishin marrë kërcënime me vdekje për hapjen e ankandit. Shoqata Evropiane e Hebrenjve ishte ndër grupet e shumta që dënoi shitjen, duke thënë se lejimi i këtyre sendeve të shiten banalizon Holokaustin dhe pasuron simpatizantët nazistë./UBTNews/