Pse lind dëshira e madhe për të shpenzuar të holla në blerje?
Ekzistojnë shumë arsyeje pse njerëzit blejnë gjera, por mbi të gjitha të bëni pazare ju bënë të ndiheni mirë.
Në ditët e sotme e vulë i ka dhënë edhe pandemia, blerjet online janë bërë mjaft të shpeshta dhe praktike.
Kur blini online ju keni një komoditet më ta madh pasi që kudo që gjendeni e keni mundësin e blerjes, transmeton Klankosova.tv.
Por, sa ndikon blerja “luks” në shëndetin mendor?
Sipas psikoterapistëve, varësia e blerjeve jo të domosdoshme në internet është një gjendje e shëndetit mendor dhe duhet të njihet zyrtarisht për aftësinë e saj për të ndikuar jo mirë në shëndetin tonë mendor dhe marrëdhëniet e njerëzve.
Të qenit i varur nga blerjet online duhet të njihet si një çrregullim mendor aktual
Çrregullimi i blerjeve online, është e njohur për dekada, por ekspertët thonë se po merr një kuptim të ri në epokën e internetit dhe tani prej 1 në 20 persona.
Njerëzit e fiksuar pas shpenzimit në internet mund të përfundojnë në borxh, të debatojnë me të dashurit dhe të humbasin plotësisht vetëkontrollin.