Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me nëntë vota për, një kundër e ka rizgjedhur Blerim Isufajn për Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me mandat katërvjeçar. Nga konkursi i shpallur, Isufaj nga kandidatët e tjerë kishte grumbulluar 94.2 pikë.
“Këshilli me nëntë vota për zgjedh Blerim Isufajn Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale me mandat 4-vjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024”, tha kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.
Para votimit Prokurorja Arjan Strajkovci paraqiti raportin e Komisionit për Rishqyrtim si dhe procesi i votimit për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.