UBT News

Blair: Putini nuk mund të përdorë Irakun për të justifikuar pushtimin e Ukrainës

Pushtimi rus i Ukrainës nuk mund të barazohet me pushtimin e Irakut të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha të shtunën ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, para 20-vjetorit të konfliktit që rrëzoi diktatorin irakian, Saddam Hussein.

Blair tha se forcat e Moskës kanë pushtuar “një vend që ka një president të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili, me dijeninë time, nuk ka filluar kurrë një konflikt rajonal ose nuk ka kryer ndonjë agresion kundër fqinjve të tij”.

Ish-udhëheqësi britanik tha se Saddam Husseini, nga ana tjetër, kishte brutalizuar popullin e tij, ishte përfshirë në dy luftëra në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe kishte përdorur armë kimike për të vrarë 12 mijë njerëz në një ditë të vetme.

Politikani britanik 69-vjeçar pranoi se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, mund të përpiqet të përdorë pushtimin e Irakut, i cili u zhvillua pa mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të justifikuar agresionin e tij.

“Por, e dini, nëse ai nuk e përdorte atë justifikim, ai do të përdorte një justifikim tjetër”, tha Blair./UBTNews/

Exit mobile version