Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, çuditërisht ka uruar popullin ukrainas për Ditën e Pavarësisë.
Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e Ukrainës dhe i ka lejuar trupat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj.
“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të mund të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve”, thotë Lukashenko./UBTNews/