Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake nga qyteti i Brestit pranë kufirit polak dhe afër kufirit me Ukrainën.
Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus që lejoi Moskën të organizonte një pjesë të pushtimit të Ukrainës nga territori i saj, gjithashtu nisi stërvitje pranë kryeqytetit Minsk dhe rajonit verilindor të Vitebsk, tha ministria e mbrojtjes.
Ministria tha se stërvitjet, të cilat do të zgjasin deri më 14 shtator, do të praktikojnë “çlirimin e territorit të pushtuar përkohësisht nga armiku” dhe rimarrjen e kontrollit mbi rajonet kufitare”.
Sipas ministrisë, niveli i trupave dhe pajisjeve ushtarake të përfshira në stërvitje nuk kërkonte që ata të jepnin njoftim sipas udhëzimeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë./UBTNews/