Bjellorusia mbështet plotësisht iniciativën e Pekinit për sigurinë ndërkombëtare, i tha presidenti Alexander Lukashenko homologut të tij kinez, Xi Jinping të mërkurën në Pekin.
“Takimi i sotëm mbahet në një kohë shumë të vështirë që kërkon qasje të reja jostandarde dhe vendime të përgjegjshme politike”, i tha Lukashenko presidentit kinez, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Bjellorusisë BelTA.
“Ato duhet të synojnë të parandalojnë konfrontimin global që nuk do të ketë fitues. Ju e keni deklaruar së fundmi, qartë dhe pa mëdyshje, duke iu drejtuar komunitetit botëror”, tha ai.
“Bjellorusia ka propozuar në mënyrë aktive paqen dhe mbështet plotësisht iniciativën tuaj për sigurinë ndërkombëtare”, shtoi ai, sipas BelTA.
Komentet e Lukashenkos vijnë disa ditë pasi Kina publikoi një dokument ku shpaloste qëndrimin e saj mbi luftën në Ukrainë, duke bërë thirrje për përfundimin e armiqësive dhe rifillimin e bisedimeve të paqes.
Në letër, Kina bën thirrje për një zgjidhje politike, bisedime paqeje dhe respekt për sovranitetin kombëtar.
Megjithatë, dokumenti nuk thotë në mënyrë eksplicite se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, dhe gjithashtu dënon përdorimin e “sanksioneve të njëanshme”./UBTNews/