Një gjykatë në Bjellorusi i dha të premten fituesit të çmimit Nobel për vitin 2022, Ales Bialiatski një dënim me dhjetë vjet burg, njoftoi grupi i tij i të drejtave.
Bialiatski, një aktivist pro-demokracisë dhe themelues i grupit të të drejtave të njeriut Viasna, i cili ofroi ndihmë ligjore dhe financiare për protestuesit gjatë një vale trazirash të vitit 2020 në Bjellorusi, u dënua për financim të protestave dhe evazion fiskal.
Aktivisti u arrestua në vitin 2020 mes protestave të përhapura kundër regjimit të Lukashenkos.
Bialiatski fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022 së bashku me grupet e të drejtave të njeriut nga Rusia dhe Ukraina./UBTNews/