Një gjykatë në Bjellorusi e ka dënuar të hënën lideren opozitare Sviatlana Tsikhanouskaya me 15 vjet burg, me akuzat që përfshijnë komplotin për të përmbysur qeverinë, lëvizja e fundit nga qeveria e Bjellorusisë për të shtypur kundërshtarët e qeverisë.
Tsikhanouskaya ka kandiduar kundër presidentit autoritar Alexander Lukashenko në gusht të vitit 2020.
Rezultatet e votimeve nxitën protesta të mëdha në vend, gjë që bëri që Lukashenko të shtyp dhunshëm protestuesit, ndërkaq Tikhanovskaya u detyra të largohet nga vendi për në Lituani.
Ndërsa figurat tjera politike dhe aktivistët u arrestuan ose u detyruan të largohen nga vendi./UBTNews/