Qeveria bjelloruse akuzohet se ka marrë pjesë në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, kanë thënë udhëheqësit e opozitës bjelloruse në mërgim.
Menaxhimi Kombëtar i antikrizës, i cili kundërshton qeverinë e presidentit Alexander Lukashenko, tha se 2 mijë e 150 fëmijë ukrainas, përfshirë jetimë të moshës gjashtë deri në 15 vjeç, u dërguan në të ashtuquajturat kampe rekreative dhe sanatoriume në territorin bjellorus.
Rreth 20 mijë fëmijë janë transferuar ilegalisht në Rusi që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar.
Gjatë muajit mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhra arresti për Vladimir Putin dhe ombudspersonja e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për dy akuza për krime lufte për zhvendosjen e qindra fëmijëve ukrainas në Rusi./UBTNews/