Një biznismen nga Malta po akuzohet zyrtarisht për vrasjen e gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia. Prokurorët po kërkojnë dënim të përjetshëm për biznesmenin Yorgen Fenech, i cili akuzohet se urdhëroi dhe pagoi vrasjen e gazetares.
Galizia u vra katër vjet më parë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë derisa po dilte nga banesa e saj më 16 tetor të vitit 2017. Vrasja e saj tronditi ishullin Mesdhe dhe shkaktoi tronditje në të gjithë Bashkimin Evropian.
Para se të vritej, ajo po hetonte për korrupsion të mundshëm të një kontrate qeveritare për ndërtimin e një termocentrali e cila i ishte dhënë biznesmenit Fenech.
Fenech u akuzua zyrtarisht të mërkurën nga Prokurori i Përgjithshëm i Maltës, kurse u arrestua për herë të parë për vrasjen në nëntor të vitit 2019. Manjati – i cili është organizatori i dyshuar prapa vrasjes – i ka mohuar akuzat./UBTNews