Biznesi si sistem i pathyeshëm është një temë e rëndësishme dhe ky është trajnimi i radhës që u organizua nga Departamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT.
Tema e cila u trajtua në këtë trajnim ishte “Paraja dhe Mendësia”, në të cilën profesori Enver Krasniqi shfaqi një qasje të pasur rreth koncepteve dhe strategjive të cilat janë relevante për përmirësimin e performancës financiare të një biznesi, duke përfshirë menaxhimin e investimeve, financimin e projekteve, dhe menaxhimin e riskut financiar.
Ky trajnim ka shërbyer si një mundësi e mirë për pjesëmarrësit për të zgjeruar rrjetin e tyre profesional, për të ndarë përvoja dhe idetë me kolegët, si dhe për të bërë pyetje dhe diskutime të cilat kanë pasur një ndikim pozitiv në kuptimin dhe zbatimin e materialeve të prezantuara.