Programi i Studimit për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT ka një kuadër të fortë akademik dhe profesional për studentët, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të thella në fushat e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë. Programi ofron mundësi për zhvillimin e kompetencave kërkimore dhe profesionale, aftësinë për të aplikuar njohuritë e marra në mënyrë praktike dhe analitike, si dhe zbatimin e teknikave të avancuara për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e sfidave komplekse në mjedise dinamike dhe konkurruese.
Në përfundim të këtij programi, studentët do të jenë të aftë të menaxhojnë burime njerëzore, të analizojnë sjelljen organizative, të kuptojnë financat dhe rreziqet e biznesit dhe të aplikojnë njohuri për të zhvilluar strategji biznesi dhe për të përmirësuar performancën organizative. Ky program ofron mundësi për specializim në: Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion, Marketing dhe Shitje, Kontabilitet, Auditim dhe Tatime, Financa, Banka dhe Sigurime, dhe Biznes Ndërkombëtar.
Përfundimi i këtij programi siguron mundësinë për të u bërë profesionistë në një sektor të zhvilluar dhe ndërkombëtar, duke mundësuar përgatitjen për sfidat dhe mundësitë që ofrohen nga ekonomitë globale dhe zhvillimet e shpejta teknologjike. Programi ofron një përgatitje të thelluar dhe të aplikueshme në sektorin bankar dhe financiar, marketing, prodhimtari, sektori publik, IT/Telekom dhe konsulencë.
Pse duhet të studioni këtë program?
Kompetenca të larta profesionale: Programi ofron njohuri të avancuara në menaxhimin e burimeve, financave dhe taksave, duke mundësuar zhvillimin e aftësive praktike për të udhëhequr dhe menaxhuar projekte dhe organizata.
Specializim i fokusuar në industri: Orientimet si Menaxhment dhe Ndërmarrësi, Marketing, Kontabilitet dhe Financa ofrojnë mundësi për zhvillim të karrierës së suksesshme.
Përgatitje për një treg global dhe konkurrues: Programi siguron përgatitje për sfidat e zhvillimit të biznesit në mjedise ndërkombëtare, duke përfshirë mundësi për ndërlidhje me akademikë dhe profesionistë nga industria.
Në përfundim të këtij programi, studentët do të kenë një kuptim të thelluar të të gjitha aspekteve të biznesit dhe ekonomisë, dhe do të jenë të përgatitur për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rajonit.
Mbështetje praktike dhe burime për studentët
UBT ofron një infrastrukturë moderne që përfshin laboratorë të pajisur me software të licencuar si Office 365, SAP S4/Hana, SPSS, Stata, AR dhe mjetet VR. Studentët gjithashtu kanë qasje në një bibliotekë të pasur me 300,000 tituj, duke përfshirë burime online të njohura, si Jstore dhe Ebsco.
Programi ofron mundësi për internship në industri, mundësi për studime ndërkombëtare nëpërmjet Erasmus+, si dhe mundësi për të marrë pjesë në trajnime profesionale si CISCO, Microsoft, AutoCAD, dhe IPMA.
Përveç kësaj, UBT ofron mundësi për start-up biznesi në Inkubatorin e Biznesit dhe ndihmë nga Qendra e Karrierës për punësim pas diplomimit.
Dekani i Fakultetit të Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë, Muhamet Gërvalla thotë: “Programi ynë është projektuar për të ofruar një edukim të thelluar dhe të orientuar nga praktika, duke përgatitur studentët për të udhëhequr ndryshimet dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe më gjerë”.
Nëse dëshironi të bëheni lider në fushën e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë, Fakulteti i Ekonomisë në UBT është suksesi. Këtu do të zhvilloni njohuritë dhe aftësitë që janë thelbësore për të udhëhequr dhe menaxhuar organizata në një botë gjithnjë e më globale dhe konkurruese./UBTNews/D.E.