Bizhuteritë që i përkasin një miliardere austriake, bashkëshorti gjerman i së cilës e bëri pasurinë e tij nga nazistët, dalin në ankand të mërkurën, pavarësisht kërkesave të grupeve hebreje për të anuluar shitjen.
Shtëpia e ankandeve Christie’s planifikon të shesë të gjithë koleksionin prej 700 bizhuterish, që vlerësohet të jetë më shumë se 150 milionë dollarë, deri në fund të vitit.
Një pjesë është në dispozicion online që nga java e kaluar, ndërsa gati 100 copë do të shiten personalisht në Gjenevë të mërkurën dhe 150 të tjera të premten.
Bizhuteritë, duke përfshirë pjesë nga dizajnerët e shekullit të 20-të si Cartier, Bulgari dhe Van Cleef & Arpels, i përkisnin Heidi Horten e cila vdiq vitin e kaluar në moshën 81-vjeçare, me një pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh, sipas Forbes./UBTNews/