UBT News

Bitcoin valutë zyrtare në El Salvador

El Salvadori është vendi i parë në botë që ka adoptuar bitcoinin si valutë zyrtare pasi Kongresi miratoi propozimin e presidentit Nayib Bukele.

Me 62 vota për, ligjvënësit votuan në favor të krijimit të një ligji për adoptimin e Bitcoinit, pavarësisht shqetësimeve rreth impaktit të mundshëm në programin e El Salvadorit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Lëvizja u mbështet fuqimisht nga Bukele i cili e shikonte si një mënyrë për të ndihmuar ata që nuk kanë qasje në banka apo duan të dërgojnë para brenda dhe jashtë vendit. Bukele shtoi se dollari do të vazhdojë të mbetet valutë zyrtare./UBTNews

Exit mobile version