UBT News

Bitcoin rritet pas një komenti të Musk në Twitter

Bitcoin arriti vlerën më të lartë në dy javët e fundit ditën e Hënë pasi një cicërimë e bosit të Tesla Elon Musk se kompania mund ta ripërdorë kriptomonedhën nxiti entuziasëm tek komuniteti.

Pasi bleu 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin në Shkurt, vlera e kriptomonedhës arriti në 60 mijë dollarë dhe asokohe Tesla tha se do ta pranonte si formë pagese.

Më vonë Musk tha se kompania nuk do ta pranonte duke qenë se energjia e konsumuar nga rrjeti i Bitcoin kontribuonte tek ndryshimet klimaterike.

“Kur 50% e energjisë së konsumuar nga Bitcoin është energji e pastër, atëherë Tesla do të lejojë transaksionet në Bitcoin,” tha Musk në Twitter të Dielën.

Bitcoin menjëherë reagoi duke u rritur me 9% pas mesazhit dhe në këto momente që shkruajmë tregtohet me 39,535 dollarë sipas CoinMarketCap.com.

Këtë vit vlera e Bitcoin 33% më e lartë se vitin e kaluar por kolapsoi nga rekordi prej 60 mijë dollarësh të muajit Prill. /PCWorld Albanian

Exit mobile version