UBT News

Bitcoin.org goditet nga një sulm masiv kibernetik

Një uebsajt i cili ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të Bitcoin është goditur nga një sulm DDoS. Cobra, pronari anonim i Bitcoin.org, raportoi në rrjetin social Twitter ditën e hënë se uebsajti është goditur nga një sulm masiv DDoS.

Ndërsa sulmet DDoS kanë shënjestruar bursa madhore kriptomonedhash, Bitcoin.org nuk është një uebsajt që ka informacione përdoruesish apo rreth financave të tyre, përkundrazi informacion open-source të blockchainit të Bitcoin.

Uebsajti ishte shënjestër e një sulmi të ngjashëm në Dhjetor. Vitin e kaluar u realizuan sulme DDoS ndaj Binance, OKEx dhe Bitfinex. Asokohe CEO i Binance shprehej se sulmi ishte bërë nga konkurrentët për ti dëmtuar reputacionin.

Bitcoin.org ka qenë në një betejë ligjore në Angli me njeriun i cili pretendon se ka krijuar Bitcoin, Craig Wright. Një gjykatë Britanike vendosi në favor të Wright dhe detyroi që të mos lejonte shkarkimin e Bitcoin Core nga përdoruesit me adresë IP në Britani. Madje janë hequr edhe lidhjet për tek letra e bardhë e Bitcoin. /PCWorld Albanian

Exit mobile version