Kriptomonedha është nën presion nga miliarderi i Tesla i cili javën e kaluar tha se kompania nuk do të pranojë bitcoin për të blerë makinat e saj.
Bitcoin ra me 13% ditën e Dielë pas kriptomonedha më e madhe dhe më popullore në botë pësoi një rënie duke e dërguar në afro 50% të vlerës më të lartë arritur këtë vit.
Bitocin ra deri në 32,601 dollarë ndërsa Ether deri në 1,905 dollarë të Dielën. Tregjet bitcoin operojnë 24/7 duke i lejuar ndryshime të çmimeve dhe paparashikueshmëri.
Kriptomonedha është nën presion nga miliarderi i Tesla i cili javën e kaluar tha se kompania nuk do të pranojë bitcoin për të blerë makinat e saj.
Për më tepër të Premten vazhduan presionet në Kinë duke bllokuar çdo aktivitet që ka të bëjë me tregtimin apo gërmimin e bitcoin.
Edhe autoritetet Amerikane paralajmëruan kufizime ndërsa Departamenti i Thesarit tha se çdo transaksion mbi 10 mijë dollarë duhet të raportohet tek rregullatorët. /PCWorld Albanian