UBT News

Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë por rikuperon

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera rikuperuan ditën e Mërkure një humbje brutale të vlerës me kriptomonedhën më popullore në botë që u tërhoq nën 30 mijë dollarë.

U rrit me 4% në 24 orët e fundit për tu këmbyer me 31,507 në këto momente që shkruajmë. Kriptomonedha e tjera më të vogla si ether dhe XRP rifituan terren gjithashtu me 7% dhe 3% respektivisht.

Ditën e Marte u pa një shitje masive e kriptomonedhave me bitcoin që ra nën 30 mijë dollarë për herë të parë që prej 22 Qershorit.

Ende është shumë larg rekordit prej 65 mijë dollarësh vendosur në muajin Prill përpara se të përgjysmohej një muaj më pas.

Nëse nuk ngjitet mbi 32 mijë dollarë, ekspertët parashikojnë që bitcoin të bjerë deri në 24 mijë dollarë. Masat e ndërmarra në mbarë botën kundër kriptomonedhave kanë bërë që vlera e tyre të marrë një trajektore në formë tatëpjete.

Në Kinë janë bllokuar në masë operacionet e gërmimit të kriptomonedhave ndërsa bursa më e madhe në botë Binance po përballet me presione nga rregullatorë në Britani, Itali dhe vende të tjera të botës. /PCWorld Albanian

Exit mobile version