Bitcoin ra në nivelin më të ulët prej tre muajsh të hënën ndërsa investitorët shisnin kriptovalutat në prag të aludimeve të shefit të Tesla, Elon Musk, gjatë fundjavës që prodhuesi i makinave po konsideron ose mund të ketë shitur disa nga Bitcoinët e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në përgjigje të një llogarie të paverifikuar në Twitter, sipas së cilës – ndër tjerash – pronarët e Bitcoinëve “do të godasin veten” në tremujorin e ardhshëm kur të mësojnë se Tesla ka shitur pjesën e aseteve të Bitcoin, Musk i ishte përgjigjur me “me të vërtetë”.
“Me sasinë e urrejtjes që Elon Musk po merr, nuk do ta fajësoja atë”, thuhej në pjesën e dytë të postimit.