UBT News

Bislimi uron Sorensenin: Qasja e balancuar ndaj palëve, parakusht për sukses në dialog

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se qasja e balancuar ndaj palëve në dialog është parakusht për sukses.

Ai uroi për postin e ri, diplomatin danez, Peter Sorensen,  pasardhësin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajak.

“Urime Peter Sorensen për emërimin si EUSR i ri për procesin e dialogut. I urojmë atij një mandat të suksesshëm si lehtësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociata si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, shkroi Bislimi në platformën X.

Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.

Ai do të fillojë punën në fillim të muajit shkurt.

Mandati i emisarit aktual të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të përfundojë më 31 janar.

Në krye me Lajçakun në këtë proces Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, mirëpo që ende nuk ka gjetur zbatim.

Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim të marrdhënieve që prej vitit 2011.

Exit mobile version