Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do udhëtojë sot për në Bruksel ku do të vazhdojnë bisedimet me Serbinë.
Kurti ka thënë se Kosova është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.
“Kosova nuk mund ta pranoj Serbinë derisa ka një kushtetutë të tillë, dëshirojmë njohje reciproke. Tash kemi një situatë të re, kemi një ushqeje politike që beson se duhet të ketë njohje reciproke, si thelb të një marrëveshje të ardhshme. Çështja e të pagjeturve është tema që Kosova është e gatshme të bisedojnë menjëherë”, tha ai.