UBT News

Bislimi udhëtoi për në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Lajmin për KP e ka konfirmuar shefi i kabinetit të Bislimit, Klisman Kadiu.

Bislimi dhe Petkoviq pritet të takohen nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.

Takimi pritet të ndodhë sot.

Exit mobile version