Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian Riho Terras, me të cilin diskutoi rreth sfidave dhe perspektivës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, Plani i Rritjes dhe dialogun.
Bislimi nënvizoi rëndësinë e avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së dhe trajtimit serioz dhe meritor të aplikimit të Kosovës të dhjetorit të vitit 2022.
Më tej, theksoi arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati, nga progresi demokratik e rritja ekonomike, deri te avancimi me zbatimin e reformave në procesin e integrimit evropian.
Ai tha se ERA II arriti një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ishte në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian, niveli i zbatimit të reformave më 2024 arriti në 66.12%.