Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.
Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat u riafirmuan dhe në takimin e sotëm. Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar.
Palët biseduan më tej dhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm.