UBT News

Bislimi takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti sot Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Së bashku biseduan për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë e fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm.

Tutje, mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe konstituimi i qeverisë pas zgjedhjeve dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe shtetin e Austrisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Exit mobile version