UBT News

Bislimi takoi ambasadorin amerikan, u diskutua për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.

Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës mbetet konstruktive në këtë proces.

“Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit. Zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar, aktive dhe konstruktive në këtë proces”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim është biseduar edhe rreth vendimit për liberalizimin e vizave.

“Ambasadori Hovenier e përgëzoi dhe uroi zëvendëskryeministrin Bislimi mbi finalizimin dhe arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nënshkrimit zyrtar duke e cilësuar ditën e djeshme të suksesshme. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe theksoi se Qeveria do të nisë një fushatë informimi për qytetarët si dhe do të forcojë mekanizmat koordinues institucionalë e do të bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë”, thuhet në komunikatë.

Kosova ka marrë dje dritën e gjelbër për liberlaizi8min e vizave, me nënshkrimi ne vendimit nga Parlamenti Evropian.

Vendimi hyn në fuqi në ditët në vijim pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.

Exit mobile version