Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër do të jetë në Bruksel ku do të pritet në një takim nga Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Vizita e Bislimit në Bruksel është bërë e ditur nga Komisioni Evropian.
Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Bislimi do të takohet edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Vĕra Jourová.
Arsyeja e kësaj vizite dhe temat që do të diskutohen në këto takime të Bislimit ende nuk dihen.
Hera e fundit që Bislimi qëndroi në Bruksel ishte për marrëveshjen për targa që u arrit pas tetë orësh takime me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.