UBT News

​Bislimi në Paris: Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci

Entretien de la Vice-présidente Valérie Rabault avec Besnik Bislimi, Premier vice-Premier ministre du Kosovo,Délégué à l’Intégration européenne, au Développement et au Dialogue, le 19 octobre 2023 à l'Assemblée nationale

Gjatë qëndrimit në Paris, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Valérie Rabault, nënkryetare e Asamblesë Kombëtare, Jean-Louis Bourlanges, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

Bislimi me këtë rast shprehu mirënjohjen ndaj shtetit të Francës për miqësinë e partneritetin e ngushtë, si dhe informoi bashkëbiseduesit e tij mbi sukseset, arritjet e objektivat tutje të Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme. Në lidhje me procesin e integrimit evropian, ai theksoi se është prioritet për Qeverinë dhe se mbeten të përkushtuar në zbatimin e reformave dhe avancimin në rrugëtimin tonë evropian.

“Në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet”, tha Bislimi.

Palët diskutuan dhe mbi procesin e dialogut dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, thuhet në një deklaratë për media.

Exit mobile version