UBT News

Bislimi mirëpriti në takim lamtumirës Hovenierin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është pritur në takim lamtumirës nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, për shkak të përfundimit të mandatit të tij.

Në takimin me zëvendëskryeministrin, Hovenieri ka ritheksuar përkushtimin e ShBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.

Tutje ai ka thënë se ka përforcuar mbështetjen e ShBA-së për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Në takimin tim lamtumirës sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ritheksova përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Hovenier në takimin me Bislimin.

Exit mobile version