Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se nesër Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.