Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se ia ka vlejtë masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, pasi situata në veri është si “nata me ditë”.
Bislimi duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se vendosja e masave është e padrejtë, ndërsa përmend edhe ikjen e kryekriminelit serb, Milan Radojiçiq.
“Dëmi është bërë sa i përket masave, ne mendojmë se ia ka vlejtë sepse situata në veri është si nata me ditë, Radojiçiçi është në arrati”, u shpreh Bislimi.
Teksa ka përmendur edhe ikjen e të rinjve nga Kosova, Bislimi ka thënë se nuk duhet të ketë panik përderisa ka liberalizim të vizave.
“Është kot me ngrit panik se ka migrim përderisa e kemi liberalizimin e vizave. Bizneset e kanë profil dyfishin se para dy viteve, Kosova sot ka të ardhura më shumë se para dy viteve”, u shpreh Bislimi.