UBT News

Bislimi, Lajçak e Petkoviq takohen më 4 prill në Bruksel

Kosova e Serbia do t’i vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut me takimin e radhës të caktuar për datën 4 prill në Bruksel.

Megjithatë, këtë herë në kryeqytetin e BE-së do të takohen shefat e ekipeve negociatore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe, shef i së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në takim është paraparë të diskutohen hapat e ardhshëm në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është i pari pas atij të nivelit edhe më të lartë të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar.

Atje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësit e BE-së dhe SHBA-së, u dakorduan me aneksin për zbatimin e propozimit të marrëveshjes së propozuar nga BE-ja./RTK

Exit mobile version