Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar se kanë pranuar versionin e ri për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, Bislimi, tha se Lajçak sot ka dorëzuar tek kryeministri Kurti versionin e fundit të planit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kryenegociatori për dialogun, tha se është e rëndësishëm ajo çka kanë arritur për të afatizuar arritjen e ujdisë deri në mars të vitit 2023.
Bislimi para anëtarëve të komisionit bëri të ditur se pritjet janë që në janar të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit me forcë.
Pas pyetjeve të deputetëve për largimin e serbëve në veri nga institucionet, Bislimi paraqiti, siç tha, dështimet ndër vite në veri.
Mirëpo, Bislimit i reagoi deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cila tha këto janë të pavërteta.
Ai akuzoi Bislimin se po tenton që ta lë fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi.