Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka kërkuar serish heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se ato janë të padrejta.
Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin me të cilin ka biseduar mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike.
Bislimi tha se Kosova e çmon dhe vlerëson lartë partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë.
Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë.
Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për angazhimin e tij intensiv dhe për vizitën në Kosovë.