Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një letër drejtuar të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka renditur përpjekjet që Kosova ka bërë ndaj kërkesave për heqjen e masave.
Bislimi ka shkruar në “X”, se largimi i menjëhershëm i masave do t’i ndihmonte institucionet e Kosovës të mobilizonin përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, krijimin e mjedisit për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë.