UBT News

Bislimi: I kemi dërguar raport 48 faqesh për Banjskën BE-së, le ta publikojë Prokuroria

Zëvendëskryeministri i vendit për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Kosova i ka dërguar Bashkimit Evropian dhe secilit shtet anëtar një raport prej 48 faqeve për agresionin në Banjskë. Por sipas Bislimit, raportin duhet ta publikojë prokurori dhe jo qeveria, teksa i kërkoi ndihmë anëtarëve të Komisionit për Integrim nga radhët e opozitës që të bëjnë presion publik mbi prokurorinë që ta bëjë publik raportin.

Më tej ai tha se sa herë sillet Radoiçiqi i lirë rreth veriut dhe sa herë Serbia nëpër kampet e saj përgatitë dhe trajton të rinj nga Kosova, rreziku i sigurisë do të jetë permanent.

“Ne i kemi dërguar raport 48 faqesh për Banjskën, BE-së edhe secilit shtet anëtar, edhe secilës ambasadë në Bruksel. 48 faqe. Por raportin për me e publiku duhet me bë prokurori. Prokurori nuk është Qeveri. Ne po bëjmë presion publik që të publikohet raporti. Bëni edhe ju e ndihmona që Prokuroria ta bëjë raportin, ta nxjerrë fletarrestin për Radojçiqin dhe të gjendjen kriminelët e tjerë. Ndihmona në këtë drejtim, që Radojçiqi të mos sillet i lirë rreth veriut. Sa herë që ai sillet i lirë dhe Serbia dhe kampet ushtarake të saj, përgatit dhe trajnon të rinj nga Kosova, rreziku i sigurisë do të jetë permanent, prandaj ndihmona që edhe prokuroria të veprojë”, ka thënë Bislimi.

Exit mobile version